Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Në Kinë krijohet roboti gjykatës, njeh 8 lloje krimesh

Lapsi.al 2 January 2022
Në Kinë krijohet roboti gjykatës, njeh 8 lloje krimesh

Në Kinë mund të ndodhë që të përballeni me një gjykatës robot. Ndodh në Shangai, ku është ndërtuar një robot që mund të akuzojë njerëzit për krimet e kryera.

“South China Morning Post” shkruan se softueri aktualisht njeh 8 krime: mashtrimin me karta krediti, menaxhimin e një operacioni kumari, drejtimin e rrezikshëm, lëndimin e qëllimshëm, pengimin e detyrave zyrtare, vjedhjen, mashtrimin dhe zgjidhjen e grindjeve dhe shqetësimeve.

Roboti është ndërtuar dhe e testuar nga Prokuroria Publike e Shanghait. Ai u projektua duke përdorur mbi 17 mijë çështje të viteve nga 2015 në 2020. Roboti pati kufij shumë të ulët gabimi dhe ishte në gjendje të paraqiste një akuzë me një saktësi prej më shumë se 97%.

Magjistrati robot ka 3 aftësi: vlerësimin e provave, kushtet për arrestim dhe rrezikshmërinë e një të dyshuari. Megjithatë, ai nuk merr pjesë në procesin e vendimmarrjes për dënimin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kthesa e motit javën që vjen (Parashikimi)

Vendi po përjeton ditë të kthjellta dhe të ngrohta në mesditë dhe SHMU njoftoi se këto masa të qëndrueshme do të vijojnë qarkullimin e tyre në vend deri në mesj...

13:11

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI