Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Reagon OKB: Kosova nuk mund të shpallë “non grata” zyrtarë të UNMIK

Lapsi.al 2 January 2022
Reagon OKB: Kosova nuk mund të shpallë “non grata”
“Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, nuk është informuar zyrtarisht nga autoritetet e Kosovës për shpalljen “persona non grata” të një pjesëtari rus të këtij misioni”. Kështu thotë Stephane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Ministria e Jashtme e Kosovës njoftoi më 31 dhjetor se kishte shpallur “persona non grata” (person të padëshirueshëm) një zyrtar rus të UNMIK-ut, për shkak të siç thuhej “veprimtarisë së tij të dëmshme, e cila ka cenuar sigurinë kombëtare të Kosovës”. Por, Dujarric thotë se sipas ligjeve me të cilat funksionon UNMIK-u, doktrina “persona non grata” nuk mund të aplikohet ndaj personelit të këtij misioni. “Jemi në dijeni që autoritetet në Kosovë kanë shpallur ‘persona non grata’ një pjesëtar të stafit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK. Nuk kemi pranuar asnjë komunikim zyrtar në mision nga autoritetet e Kosovës sa i përket këtij njoftimi. Doktrina e ‘persona non grata’ nuk është e zbatueshme për personelin e Kombeve të Bashkuara, nuk parashihet në rregulloren e UNMIK-ut 2000/47 (mbi statusin, privilegjet dhe imunitetet e KFOR-it dhe UNMIK-ut dhe personelit të tyre në Kosovë)”, - thuhet në deklaratën e Dujarric. Sharr Jakupi, shefi i stafit i ministres së Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, tha se më 31 dhjetor se kjo ministri e kishte informuar UNMIK-un se njëri prej zyrtare të tyre është shpallur non grata. "UNMIK-u është njoftuar nga MPJD-ja të premten, më 31 dhjetor 2021 se një prej zyrtarëve të këtij misioni është shpallur persona non grata", shkroi Jakupi në rrjetin social Twitter. OKB-ja tha se çdo shqetësim për ndonjë pjesëtar të personelit të UNMIK-ut duhet të adresohet te udhëheqja e misionit, në mënyrë që UNMIK-u të mund ta adresojë çështjen “bazuar në status, privilegje dhe imunitete të UNMIK-ut dhe personelit të tij”. MPJD-ja nuk ka dhënë detaje lidhur me zyrtarin e shpallur non grata. Kosova edhe në fund të tetorit të vitit të kaluar kishte urdhëruar dëbimin e dy diplomatëve rusë, teksa ka akuzuar Moskën për aktivitete “destabilizuese”. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte thënë se diplomatët janë urdhëruar që të largohen nga vendi. /REL

Të këshilluara

Kthesa e motit javën që vjen (Parashikimi)

Vendi po përjeton ditë të kthjellta dhe të ngrohta në mesditë dhe SHMU njoftoi se këto masa të qëndrueshme do të vijojnë qarkullimin e tyre në vend deri në mesj...

13:11

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI