Është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë , Ilir Bashaliu 51-vjeç, i dënuar me 18 vite burgim.
51-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 26.10.2005, e ka dënuar këtë shtetas me 18 vjet burg, për veprën penale “Trafikimi i femrave për prostitucion, në rrethana rënduese” kryer në bashkëpunim”.
51-vjeçari është arrestuar në Itali, më datë 22.07.2014, dhe deri dhjetor 2021 ka qëndruar në burg për llogari të drejtësisë italiane, për një vepër tjetër penale të kryer në Itali.