Flash

Festuan Vitin e Ri me kallash, një i arrestuar në Mat, tjetri nën hetim

Lapsi.al 1 January 2022
Festuan Vitin e Ri me kallash, një i arrestuar në Mat, tjetri nën

Një person është arrestuar dhe një tjetër është vënë nën hetim nga policia, pasi kanë festuar me kallashnikov ndërrimin e viteve. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të 1 janarit në Mat.

Njoftimi i Policisë së Matit:

Qëlluan me armë zjarri në ajër pak minuta pas ndërrimit të viteve, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër.

Sekuestrohet arma e zjarrit automatik, 35 fishek, një kallëp dinamiti, tre kapsolle detonatore dhe 3 gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimit, dhe shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Mat, gjatë patrullimeve dhe kontrollit të zonës me qëllim ruajtjen e rendit e sigurisë publike dhe parandalimin e çdo ngjarje të mundshme kriminale, rreth orës 00.20, datë 01.01.2022, në lagjen ‘Drita’, Burrel, kanë dëgjuar të shtëna armësh dhe menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë është bërë ndërhyrja e shoqërimi në Komisariat i shtetasve G. K., 42 vjeç; dhe M. K., 21 vjeç, pasi dyshohet se këto dy shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në ajër pranë banesës së tyre.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. K., dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë shtetasi M. K., të dy banues në Burrel.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Krimet që tronditën Kosovën

Kosova la pas një vit të përgjakur, me krime të rënda. Babai vrau djalin, burri gruan, motra mbyti motrën e kushëriri kushëririn. U vranë edhe dy zyrtarë të PDK...

10:06

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Me sytë katër

PAPARAZZI