Flash

Greqia nuk gjen qetësi, shifra të frikshme infektimesh nga Covid

Lapsi.al 1 January 2022
Greqia nuk gjen qetësi, shifra të frikshme infektimesh nga Covid

Greqia po përjeton një moment shumë të vështirë me pandeminë e koronavirusit, ku ditë pas dite shifrat e infektimeve të reja rriten në nivele rekord që nuk ishin shënuar kurrë më parë gjatë këtyre dy viteve.

Në buletinin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë në vendin fqinj u raportua se 40 mijë persona të tjerë u infektuan me koronavirus, ndërsa viktimat ishin 76.

Megjithatë, bëhet me dije se numri i shtrimeve në spitale ka qenë në nivele të njëjta, çka bën të mendosh se rastet e reja janë me variantin Omicron, i cili është më i transmetueshëm, por me simptoma më të lehta.

Një valë e tillë infektimesh rrit frikën dhe për një shtim të mundshëm të rasteve dhe në vendin tonë, kjo edhe për shkak të numrit të lartë të qytetarëve që kalojnë në të dyja anët e kufirit me rastin e festave të fundvitit.

Të këshilluara

Krimet që tronditën Kosovën

Kosova la pas një vit të përgjakur, me krime të rënda. Babai vrau djalin, burri gruan, motra mbyti motrën e kushëriri kushëririn. U vranë edhe dy zyrtarë të PDK...

10:06

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Me sytë katër

PAPARAZZI