Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit në lidhje me situatën epidemiologjike të Covid-19 në vend. Ministria njofton se janë regjistruar 482 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 3068 mostrave. Fatkeqësisht, një person nuk ka mundur të fitojë betejën me virusin. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ka ndërruar jetë nga SARS-COV2 një qytetare nga Elbasani, 78 vjeçe.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 97 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 311 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,069 që nga fillimi i epidemisë.