Flash

Jo vetëm krizë energjitike, viti i ri në Kosovë nis me rritjen e çmimit të ujit

Lapsi.al 1 January 2022
Jo vetëm krizë energjitike, viti i ri në Kosovë nis me

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit në Kosovë ka aprovuar tarifat e reja për shërbimet e ujit në periudhën 2022-2024, të cilat do të vlejnë nga 1 janari 2022. Kallxo.com shkruan se tarfiat e ujit në Kosovë do të rriten me një ose dy cent për metër kub ujë.

“Tarifat për ujë dhe ujëra të ndotura të aprovuara përmes këtij procesi tarifor reflektojnë koston reale të prodhimit të ujit të pijshëm, shkarkimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura. Tarifat janë mbajtur të pandryshueshme, përveç rasteve kur ka pasur kosto shtesë për shkak të futjes në operim të impianteve të përpunimit të ujit të pijshëm, impianteve të përpunimit të ujërave të ndotur apo ngritje të kostos së ujit me shumicë”, thuhet në njoftimin e Autoritetit Rregullator të Ujit.

Konsumatorët shtëpiakë për shërbimet e ujësjellësit nga “KRU Prishtina” për një metër kub ujë deri tani kanë paguar 0.43 euro, kurse konsumatorët komercialë dhe institucionalë 0.69 euro. Tani çmimi është rritur për një cent për metër kub ujë për konsumatorët shtëpiakë dhe tarifa do të jetë 0.44 euro ndërsa për ata komercialë dhe institucionalë çmimi është ulur për dy centë dhe do të jetë 0.67 euro për metër kub. Nga shërbimet me ujë “KRU Hidroregjioni – Prizren” për konsumatorët shtëpiakë tarifa nuk ka ndryshuar nga 0.38 euro për metër kub, ndërsa për konsumatorët komercialë dhe institucionalë çmimi është ulur nga 0.67 euro në 0.57 euro.

Ndërsa nga shërbimet me ujë në “KRU Hidrodrini – Pejë”, për konsumatorët shtëpiakë tarifa qëndron prapë 0.25 euro, për konsumatorët jo–shtëpiakë tarifa është ulur për 7 centë, nga 0.44 euro në 0.37 euro.Për konsumatorët e ndërmarrjes “KRU Mitrovica”, tarifa e ujit për shërbime shtëpiake është rritur nga 0.34 euro në 0.36 euro, kurse për shërbime jo-shtëpiake çmimi është ulur nga 0.55 euro është bërë 0.54 euro. Në “KRU Bifurkacioni – Ferizaj” tarifat për konsumatorët shtëpiakë nga 0.35 janë rritur në 0.37 euro, ndërsa për ata jo-shtëpiakë kanë mbetur njësoj, 0.55 euro. Për konsumatorët që marrin shërbimet e ujit nga “KRU Hidromorava – Gjilan”, tarifat për konsumatorët shtëpiakë janë rritur nga 0.34 euro në 0.35 euro, ndërsa për konsumatorët jo-shtëpiakë tarifa është zvogëluar nga 0.54 euro në 0.52 euro.

Konsumatorët shtëpiakë që marrin shërbimet nga “KRU Gjakova” do të paguajnë tarifën e njëjtë për metër kub ujë si në vitin 2021, 0.37 euro ndërsa ata jo-shtëpiakë do të paguajnë 11 centë më pak apo tarifa është zvogëluar nga 0.67 euro në 0.56 euro. Sipas ARrU-së, tarifat e reja të aprovuara do të aplikohen nga 1 janari 2022, me mundësi rishikimi eventual të këtyre tarifave për të reflektuar ngritjen e kostos së energjisë, kemikaleve dhe lëvizjet tjera inflatore ne vend.

Kosova aktualisht është duke u përballur edhe me një krizë energjetike, e paprovuar në 15 vitet e fundit. Qeveria e kryeministrit Albin Kurti shpalli gjendjen emergjente në lidhje me krizën energjitike. Kurti u ka bërë apel qytetarëve që të kursejnë sa më shumë energjinë elektrike si dhe ka fajësuar qeveritë e kaluara për situatën në fjalë./ Kallxo

Të këshilluara

Pak pas mesnate, digjet shtëpia në Tiranë

Në minutat e para të vitit 2022, një banesë në katin e katërt të një pallati është përfshirë nga flakët. Banesa në pronësi të G. B., pësoi vetëm dëme materiale....

12:29

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Me sytë katër

PAPARAZZI