Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Detaje/ Si u arratis shqiptari nga burgu italian natën e Vitit të Ri

Lapsi.al 2 January 2022
Detaje/ Si u arratis shqiptari nga burgu italian natën e Vitit të Ri

Kristjan Mëhilli është i riu shqiptar i arratisur gjatë natës së ndërrimit të viteve nga burgu i Verçellit në Itali. 27-vjeçari ishte arrestuar si anëtar i bandës “Ice Eyews”, mjaft e famshme për grabitje të rënda. Mediat italiane e konsiderojnë 27 vjeçarin si të rrezikshëm dhe të paskrupullt.

Mediat italiane shkruajnë se plani ishte bërë nga Mëhilli dhe një bashkatdhetar tjetër në qeli. Fillimisht ata kanë sharruar hekurat e dritares së qelisë. Më pas me çarçafë të lidhura litar, të dy kanë mundur të zbresin nga kati i katërt i qelisë në murin e brendshëm të burgut.

Të ndihmuar nga persona të jashtëm, të cilët u kanë hedhur litar brenda murit rrethues të burgut, Mëhilli ka arritur të largohet ndërsa tjetri është rrëzuar e ka thyer krahun.

Ky i fundit është kapur nga rojet e burgut. Kërkimet janë duke u zhvilluar në të gjithë rajonin për orë të tëra, me postblloqe të shumta për kapjen e 27-vjeçarit. Mëhilli vuante dënimin në Vercelli deri në vitin 2029 bashkë me shqiptarin tjetër.

Banda famëkeqe me 4 anëtarë kryente grabitje në vila në zona luksoze. Me Mëhillin u arrestuan edhe Çesk Thani, Augustin Pjetergjokaj dhe Kristjan Keci. Në një rast pronari i vilës u detyrua të binte në gjunjë dhe u rrah për vdekje për të treguar kombinimin e kasafortës.

Kur Mëhilli dhe bashkëpunëtorët e tij u arrestuan, karabinierët gjetën armë, plumba, mjete vjedhjeje. ©LAPSI.al 

Rapine in villa con brutale violenza fra Piemonte e Lombardia: quattro  arresti VIDEO - Prima Cuneo

Të këshilluara

Kthesa e motit javën që vjen (Parashikimi)

Vendi po përjeton ditë të kthjellta dhe të ngrohta në mesditë dhe SHMU njoftoi se këto masa të qëndrueshme do të vijojnë qarkullimin e tyre në vend deri në mesj...

13:11

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI