Flash

Rriten infektimet me Covid në Shqipëri, 335 të infektuar, 2 jetë të humbura

Lapsi.al 3 January 2022
Rriten infektimet me Covid në Shqipëri, 335 të infektuar, 2

Ministria e Shëndetësisë: 2,487 testime, 335 qytetarë të infektuar, 2 humbje jete dhe 115 të shëruar në 24 orët e fundit. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2,487 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 335 qytetarë, në këto bashki: 182 në Tiranë, 24 në Durrës, 15 në Sarandë, 14 në Kuçovë, 12 në Lezhë, 10 në Fier, Lushnje, Berat, 9 në Shkodër, 6 në Vlorë, 4 në Rroskovec, Himarë, 3 në Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Pogradec, 2 në Dibër, Këlcyrë, Gramsh, 1 në Vau i Dejës, Kukës, Has, Vorë, Rrogozhinë, Divjakë, Mallakastër, Delvinë, Dropull, Memaliaj, Librazhd.

Janë 6,601 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 110 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2

pozitiv: një qytetar nga Kamza 69 vjeç, një qytetar nga Tirana 86 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,397 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (03 Janar 2022)

Raste të reja ditore 335

Të shëruar në 24 orë 115

Të shtruar në spitale 110

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 2,487

Testime totale 1,489,836

Raste pozitive 211,220

Raste të shëruara 201,397

Raste Aktive 6,601

Humbje jete 3,222

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3098

Fier 657

Durrës 616

Shkodër 440

Elbasan 406

Vlorë 394

Berat 269

Lezhë 200

Gjirokastër 198

Korçë 151

Dibër 103

Kukës 69

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI