Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës. Shpërthimi i fuqishëm është regjistruar pranë zonës së Kuzum Babasë në Vlorë. Sipas burimeve për mediat, policia njofton se eksplozivi i është vendosur një makine Pasat me targa AA 151 MJ në pronësi të Benard Sinomataj, të parkuar pas poliklinikes ne lagjen ‘Hajro Cakerri’ ne qytetin e Vlorës.
Policia dhe grupi hetimor janë nisur në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Vlorë/ Informacion paraprak
Më datë 03.01.2022, rreth orës 18:30, në lagjen "Hajro Cakërri", Vlorë, dyshohet se në pjesën e përparme të një automjeti tip" Volkswagen Pasat" , në pronësi të shtetasit B.S., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Automjeti ka shumë kohë i parkuar pasi pronari i mjetit prej kohësh ndohet jashtë shtetit. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
[video width="640" height="362" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/01/v7KHLxus3Svtrg6p3zkE_03_e60d66dd3a69528899b4316ee88ceae3_video_360p_converted.mp4"][/video]
[video width="640" height="362" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/01/8EXxaPZLVC2stgDjREYI_03_9c29c690eb3801965681110efc29b1c7_video_360p_converted.mp4"][/video]
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/01/WhatsApp-Video-2022-01-03-at-7.21.55-PM.mp4"][/video]