Partia Demokratike ishte në qendër të vëmendjes së zhvillimeve politike gjysmën e dytë të vitit të kaluar dhe pritet të jetë e tillë edhe në nisje të këtij viti.
Në 5 janar është afati i fundit që Sali Berisha dhe Komisioni i tij i Rithemelimit i kanë vënë kryetarit të PD-së Lulzim Basha për të lënë zyrën në selinë blu.
Në 8 janar është paralajmëruar gjithashtu një protestë kombëtare, por përfundimi i saj do të jetë marrja e selisë së PD-së.
Berisha tha se “anëtarësia do të zbatojë vendimin e marrë në Kuvendin e mbajtur në stadiumin Air Albania dhe më pas në një referendum të brendshëm ku 44 mijë anëtarë kërkuan largimin e kryetarit”.
Në krahun tjetër Lulzim Basha tha se “në 8 janar nuk do të ndodhë asgjë”.
Ajo që ka ndodhur këto ditë të para të janarit është një ndryshim në fasadën e Partisë Demokratike. Siç duket edhe në fotot e mëposhtme dritaret e katit të parë janë mbuluar me adeziv me logon e PD-së. ©LAPSI.al




