Flash

U blenë 227 mln euro ilaçe/ Shifra rekord e importit në 11 muajt të vitit 2021

Lapsi.al 4 January 2022
U blenë 227 mln euro ilaçe/ Shifra rekord e importit në 11

Kriza e pandemisë Covid -19 në dy vitet e fundit ka rritur ndjeshëm kërkesën për ilaçe e për shërbime shëndetësore. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave vlera e importeve të produkteve farmaceutike vitin e kaluar për 11-mujorin arriti në nivele rekord në 27.2 miliardë lekë, rreth 227 milionë euro.

Kjo është vlera më e lartë e ilaçeve të importuara të shënuara në vend në dekadën e fundit, ndikuar së tepërmi nga shitjet shtesë ilaçeve që përdoren për kurimin dhe trajtimin e Covid-19, duke bërë që pikat me pakicë të medikamenteve të rrisin në mënyrë të pazakontë shitjet këtë periudhë 2-vjeçare veçanërisht.

Që prej shpërthimit të pandemisë në vitin 2020 , importi i ilaçeve nuk ka njohur rënie, përkundrazi është zgjeruar ndjeshëm duke arritur kulmin në marsin e vitit 2021, me rreth 28.3 milionë euro. Në raport me 2019 periudhën e para pandemisë, importet e produkteve farmaceutike janë rritur me më shumë se 29 milionë euro.

Krahas ilaçeve që përdoren për sëmundje kronike apo probleme të tjera shëndetësore, kërkesa më e lartë gjatë periudhës së pandemisë është vërejtur për barnat kundër Covid-19.

Kërkesë të shtuar ka pasur edhe për vitaminat e suplementet e ndryshme që përdoren si bashkëshoqëruese në trajtimin e infeksionit, por edhe për produkte të tjera si maskat apo dezifektantët./ TCh

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI