Flash

Analisti amerikan tregon pse "Ballkani i Hapur" është interes i Rusisë dhe Kinës

Lapsi.al 4 January 2022
Analisti amerikan tregon pse "Ballkani i Hapur" është

Afrimi i Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiçit nuk është “i shëndetshëm”. Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, Edward Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington.

“Në fakt, duhet përkujtuar se një Serbi e madhe çon në krijimin e Shqipërisë së Madhe dhe anasjelltas. Kjo është një dinamikë shumë e rrezikshme dhe ajo po thyhet në Kosovë, në lumin Ibër. Tregu ekonomik rajonal është shumë i rëndësishëm për të gjitha vendet, por nuk mund të realizohet pa vlera evropiane, demokratike. Përkundrazi, mund të jetë i rrezikshëm”, vlerëson Joseph.

Sipas tij, Vuçiç është një faktor destabiliteti në Ballkan.

"Jo vetëm Aleksandar Vuçiç, por edhe të tjerët në këtë regjim janë veteranë nga epoka e Millosheviçit dhe me të vërtetë i kanë mësuar ato leksione. Mirëpo, ata tani po paraqiten më të sofistikuar, duke përdorur, për shembull, termin “Botë serbe”, në vend të “Serbia e Madhe”, me Aleksandar Vulin si promotor të asaj ideje, kurse Vuçiç nuk deklarohet. Gjithashtu edhe Millosheviçi e paraqiste veten si partner të Perëndimit. Por, ndryshimi qëndron në atë që Perëndimi asokohe i kishte vendosur sanksione Serbisë, ndërkaq që sot nuk ka sanksione. Vuçiç e shfrytëzon këtë duke e paraqitur Serbinë se partneren kyçe perëndimore në rajon edhe pse nuk është e tillë. Në fakt, është një faktor destabilizues,” tha ai.

Më tej Joseph u ndal te nisma e Ballkanit të Hapur.

“Normalizimi ekonomik, i modeluar sipas qasjes së Trumpit, ofron përfitime të caktuara. Por, pengesa reale për rritjen ekonomike në rajon është e natyrës politike. Prandaj, ekziston rezistenca nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja për t’iu bashkuar “Ballkanit të Hapur”. Nëse kjo nismë do të ishte kaq e mirë dhe do të kishte të bënte vetëm me fitimin e parave, të gjitha këto vende do të bashkoheshin. Ky afrim mes Ramës dhe Vuçiçit nuk është edhe aq i “shëndetshëm”. Domethënë, duhet përkujtuar se “Serbia e Madhe” çon në krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, dhe anasjelltas. Kjo është një dinamikë shumë e rrezikshme dhe ajo thyhet në Kosovë, në lumin Ibër, gjë që do të çonte në ndarjen në “Serbinë e Madhe” dhe “Shqipërinë e Madhe”. Nuk është në interesin e Perëndimit që të krijohet “Shqipëria e Madhe”, “Serbia e Madhe” dhe ndarja e Bosnjë e Hercegovinës në tri pjesë. Kjo është në interesin e Rusisë dhe Kinës, por jo edhe të Perëndimit,” tha Joseph.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI