Flash

Ministri i Brendshëm serb: Xhandarmëria ishte gati të ndërhynte në veri të Kosovës, prisnim urdhrin e Vuçiç

Lapsi.al 4 January 2022
Ministri i Brendshëm serb: Xhandarmëria ishte gati të

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksander Vulin, ka thënë se xhandarmëria serbe ka qenë e gatshme të ndërhyjë në veri nëse presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç do të jepte urdhër. Vulin ka komentuar aksionet e policisë speciale në veri.

“Ne po e mbikqyrim sigurinë në Kosovë dhe jemi të gatshëm të kujdesemi për çfarë ndodhë atje. Ne jemi gati të ndihmojmë siç është parë kur Kurti dërgoi njësitë speciale në veri dhe kur xhandarmëria jonë ishte gati të intervenojë nëse presidenti Vuçiq do të jepte urdhër”, ka thënë Vulin për Tanjug.

Vulin ka thënë se faktori ndërkombëtar do ta shtojë presionin këtë vit që Serbia ta njohë Kosovën.

“Si gjatë gjithë këtyre viteve, do të na kërkohet që ta njohim Kosovën dhe të mos përfaqësojmë interesat e komunitetit serb në asnjë mënyrë, nën shpjegimin e mosndërhyrjes në marrëdhëniet e brendshme, pavarësisht se ku kanë jetuar serbët”, ka thënë ai./Express

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI