Policia e Pukës ka dhënë detaje për aksidentin e gazetarit Alfred Lela.
“Sot rreth orës 16:10, jemi njoftuar nga shtetasi Alfred Lela, se ka qenë duke eksploruar në Malin e Munellës së bashku me 4 alpinistë amatorë. Gjatë lëvizjes në këmbë 2 prej tyre, shtetasit Ndoc Mulaj, rreth 60 vjeç dhe I. Sh., rreth 30 vjeç, kanë rrëshqitur duke rënë në humnerë.
Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses, pjesëtarë të shoqatës së alpinistëve Pukë të cilët janë ndihmuar dhe nga banorë të zonës.
Pas 2 orëve kërkimesh në një terren shumë të vështirë është bërë e mundur gjetja e shtetasit I. Sh., i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore si dhe vazhdojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit Ndoc Mulaj” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al