Flash

'Kërcejnë' shifrat e Covid në Shqipëri, 617 raste të reja, 3 jetë të humbura

Lapsi.al 30 December 2021
'Kërcejnë' shifrat e Covid në Shqipëri, 617 raste

Rastet e reja me COVID në vendin tonë kanë pësuar rritje në 24 orët e fundit. Nga 5482 testime të kryera në total janë konfirmuar pozitivë 617 qytetarë. Ndërkohë kanë humbur jetën 3 pacientë, konkretisht dy qytetarë nga Tirana të moshave 65-67 vjeç, një qytetare nga Elbasani 75 vjeç.

Janë 5836 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 92 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 284 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 200,465 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 312 në Tiranë, 33 në Durrës, 29 në Elbasan, 24 në Fier, 23 në Sarandë, 22 në Vlorë, 15 në Berat, 13 në Lezhë, nga 12 qytetarë në Shkodër, Lushnje, 10 në Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Vau i Dejës, Kamëz, nga 7 qytetarë në Krujë, Divjakë, nga 6 qytetarë në Kavajë, Himarë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Pogradec, Mallakastër, nga 4 qytetarë në Korçë, Skrapar, nga 3 qytetarë në Peqin, Devoll, Përmet, Vorë, Kurbin, Malësi e Madhe, nga 2 qytetarë në Has, Rrogozhinë, Dibër, Mat, Patos, Selenicë, Konispol, Tepelenë, Librazhd, nga 1 qytetar në Belsh, Dimal, Kolonjë, Dropull, Libohovë, Delvinë, Shijak, Mirditë, Tropojë, Kukës, Fushë Arrëz.

“Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, njofton ministria.

Statistika (30 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 617

Të shëruar në 24 orë 284

Të shtruar në spitale 90

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 5482

Testime totale 1,478,636

Raste pozitive 209,516

Raste të shëruara 200,465

Raste Aktive 5,836

Humbje jete 3,215

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2747

Fier 670

Durrës 505

Shkodër 393

Vlorë 354

Elbasan 352

Berat 221

Lezhë 170

Gjirokastër 150

Korçë 107

Dibër 93

Kukës 74

Të këshilluara

Tërmeti 7,3 rihter godet Indonezinë

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar, mëngjesin e së enjtes, në provincën Maluku në Indonezi. Deri tani, ende nuk ka njoftim për persona të lënduar, ndërsa n...

15:05

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI