Flash

Basha: Inceneratorët, afera më e madhe. Grupi i strukturuar është në Kryeministri

Lapsi.al 30 December 2021
Basha: Inceneratorët, afera më e madhe. Grupi i strukturuar

Lideri i PD-së Lulzim Basha pasditen e sotme zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët në mbyllje të këtij viti. Kryedemokrati, pasi uroi që viti që vjen të sjellë një rrugë dhe shpresë të re për shqiptarët, u ndal te situata politike, kryefjalë inceneratorët.

“Të vërtetat sikur i kanë përjetuar shqiptarët dhe familjet shqiptare. Natyrisht të ndajmë edhe shpresën, besimin dhe urimin, që ky vit kaq i mbrapsht për shumicën të mbetet pas dhe bashkë me vitin e ri të nisë një rrugë dhe një shpresë e re për shqiptarët.

Nuk kam ndërmend të bëj një kronologji të vitit. Shumica e kanë të gdhendur në mendjen. Por dua ta nis me atë që u kthye në kryefjalën e komunikimit publik, afera e këtyre 30 viteve, inceneratorëve.

Para pak ditësh një ministër i Edi Ramës u arrestua dhe ndodhet në pranga për këtë aferë. Nga kjo sallë dhe të tjera. Nga cdo ambient, prej vitesh PD dhe unë, kemi denoncuar me fakte sesi qeveria e Ramës me në krye Ramën e konceptoi, e zbatoi dhe përfitoi financiarisht dhe politikisht nga kjo aferë.

Lefter Koka u arrestua, por pjesa tjetër e grupit të strukturuar është në kryeministri dhe ministritë e linjës. Veprimi sa më shpejt i drejtësisë do të ishte jo vetëm konfirmim që po godet korrupsionin, por po kështu edhe dhurata më e mirë, 5 vite pas nisjes së reformës në drejtësi për ata shqiptarë që u zhgënjyen, se drejtësia po fillon të veprojë për atë detyrë që i kanë ngarkuar shqiptarët dhe që po e paguajnë prej vitesh” tha ai.

Të këshilluara

Tërmeti 7,3 rihter godet Indonezinë

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar, mëngjesin e së enjtes, në provincën Maluku në Indonezi. Deri tani, ende nuk ka njoftim për persona të lënduar, ndërsa n...

15:05

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI