Flash

Basha uron Ramën për Vitin e Ri: Pleqëri të mbarë!

Lapsi.al 30 December 2021
Basha uron Ramën për Vitin e Ri: Pleqëri të mbarë!

Në konferencën e fundit me gazetarët, Lulzim Basha u pyet nëse ka një urim për kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe Sali Berishën. Lideri i PD-së zgjodhi që t’i dërgonte një mesazh vetëm Edi Ramës, të cilit i uroi “pleqëri të mbarë”.

“Urimi im për shqiptarët është që 2022-shi të jetë një vit që të nisim kthimin drejt normalitetit. Në një vend normal që t’u bëjë të mundur të realizojnë ëndrrat dhe shpresat e tyre sipas aftësive dhe dëshirave.

Kjo nuk do të arrihet brenda një viti, por 2022 duket si një vit i mbarë për ta nisur, për t’u ndarë nga e keqja 31-vjeçare. PD tani e çliruar nga kjo hije dhe barrë e së shkuarës është e vendosur. Me një reflektim të thellë dhe historik për gjithçka që kemi bërë gabim, me një ripërtëritje vizioni të shpirtit dhe korpusit tonë politik.

Të rinjve dhe të rejave dua t’u uroj që viti i ri t’u kthejë besimin te Shqipëria. Këto janë urimet e mia për shqiptarët. Sa për Edi Ramën në rrafshin personal pleqëri të mbarë, në rrafshin politik kurë mos i ardhtë më Shqipërisë një njeri si ai” tha ai.

Ndërkohë që Edi Rama kur u pyet paradite për Lulzim Bashën, Ilir Metën dhe Sali Berishën u uroi shëndet dhe shtoi se nëse do të kishte mundësi do t’i çonte të tre në shtëpi.

“Politikisht do i uroja të shkonin në shtëpi të gjithë, do ishte shumë mirë për ta por e di që ky urim do bjerë në vesh të shurdhër por njerëzisht të kenë shëndet në familje dhe që ta gjejnë nga njëri tjetri mos ta gjejnë nga shëndeti që shëndetin ta kenë gjithmonë me vete për vete e ca bëjnë me njëri-tjetrin është jashtë mundësive të mia për t’i ndihmuar po të më jepnin mundësinë do i çoja në shtëpi të tre” tha Rama.

Të këshilluara

Tërmeti 7,3 rihter godet Indonezinë

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar, mëngjesin e së enjtes, në provincën Maluku në Indonezi. Deri tani, ende nuk ka njoftim për persona të lënduar, ndërsa n...

15:05

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI