Flash

Shtyhen lejet e qëndrimit/ Lajm i mirë për shqiptarët në Greqi

Lapsi.al 28 December 2021
Shtyhen lejet e qëndrimit/ Lajm i mirë për shqiptarët

Një lajm i mirë për të gjithë emigrantët shqiptarë në Greqi vjen në prag të vitit të ri. Emigrantëve që iu skadon leja e qëndrimi në datën 31 dhjetor 2021, do t’u shtyhet leja e qëndrimit deri më 30 mars 2022. Lajmi është publikuar nga gazetari shqiptar në Athinë, Shpëtim Zinxhiria.

“Ku po shkojmë? 30 vite ankth dhe shqetësime për të qenë të ligjshëm. Nuk ka më vend për dinjitet por? Një dhuratë për vitin e ri 2022 u bëhet emigrantëve nga qeveria Mistotakis, që nga ana e saj shtyn përsëri lejet e qendrimit për këtë lloj kategori emigrantësh të cilëve u mbaron leja me 31 dhjetor 2021. Mësohet se shtyhet afati Lejeve të Qendrimit deri me 30 mars 2022, kjo për të gjithe ata që ju ka mbaruar afati deri me 31 dhjetor 2021.

Nga ana tjetër ligji i sotëm me të ashtuquajturin “Kodi i Emigracionit” me 148 nenet e tij, përmban një nga ligjet më të ashpra dhe antidemokratike. Në asnjë vend të botës nuk mund të gjesh një ligj të tillë që u kufizon të drejtat emigrantëve në integrimin dhe legalizimin e tyre. Për te legalizuar emigrantët qeverite e Greqise kanë nxjerrë rreth 160 ligje, qarkore dhe dekrete presidenciale dhe përfundimi është ZERO, po shkojmë atje ku e nisem me 1998. Ta gëzojmë këtë ligj me një gotë raki Skrapari” – shkruan gazetari. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI