Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Berisha nxjerr prapaskenat: Basha më dërgoi njerëz në zyrë

Lapsi.al 28 December 2021
Berisha nxjerr prapaskenat: Basha më dërgoi njerëz në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se ka qenë absolutisht kundër koalicionit të PD-së me Partinë Socialiste.

Gjatë një interviste për “Ora News”, ish-kryeministri zbuloi bisedën që zhvilloi me Bashën për të cilin tha se në vitin 2017 i kërkoi dorëheqjen.

“Mund të them që në 2017 unë i kam kërkuar Bashës në zyrë dorëheqjen. Unë kurrë nuk kam ndërhyrë në vendimet e tij, as në organizimet e PD-së.

Djegia e mandateve? E kam thënë në një moment kur Gramoz Ruci shkeli ligjin e duke e shumëzuar me zero Parlamentin. Ajo ishte një shenjë revolte e imja, por unë s’kërkova kurrë në grup parlamentar të digjen mandatet sepse janë kundër vendimit tim.

Kur Basha mori vendim i thashë kjo mund të çojë në fitore, por edhe në katastrofë. PD do të ketë probleme me komunitetin ndërkombëtar. Unë nuk pranoj që të shkel parimet universale.

Ka pasur dy gjëra që unë isha kundër, kundër koalicioneve me Edi Ramën. Unë jam testuar për këtë. Më kanë ardhur në zyrë njerëz të Bashës dhe më kanë pyetur çfarë mendon për koalicionin me Ramën, unë i kam thënë jam kundër, kam qenë i prerë”, - tha Berisha.

Ish-kryeministri ka hedhur akuza të forta ndaj Bashës, për të cilin tha se ka ndikuar për shpalljen e tij non-grata.

“Mua më është thënë muaj nga Uashingtoni që më parë se Lulzim Basha i thoshte ambasadores Yuri Kim se çdo gjë në PD e kontrollon Berisha dhe unë jam në kontroll të njerëzve të tij.

Më kanë thënë edhe burime të brendshme më vonë se e ka bërë këtë denoncim. Madje shkoi gjer në atë shkallë sa i thoshte se duhet të dalim të bisedojmë në ballkon se kemi frikë se ai mund të vendosë përgjues,” -u shpreh Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Berat

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin nacional Berat-Dimal,në fshatin Moravë. Një 53-vjeçar,banor i këtij fshati,duke kaluar me vra...

19:20

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43