Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Inceneratori i Fierit/ Zoto në kërkim, qeveria i jep 62.7 milionë lekë

Lapsi.al 28 December 2021
Inceneratori i Fierit/ Zoto në kërkim, qeveria i jep 62.7 milionë

Incineratori i Fierit vijon të marrë para nga buxheti i shtetit edhe pas shpalljes në kërkim të një prej administratorëve të saj, Klodian Zotos.

Vetëm një ditë pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit, Leftar Koka, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka kryer një transfertë me vlerë 62.7 milionë lekë kundrejt kompanisë Integrated Technology Waste Treatment Fier Sh.p.k. që menaxhon mbetjet urbane të qytetit të Fierit.

Po më 14 dhjetor u shpall në kërkim edhe Klodian Zoto, por në llogarinë e kompanisë së tij, më 15 dhjetor ka kaluar edhe pagesa e radhës për menaxhimin e mbetjeve në Fier.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit, incineratorit të Fierit i janë dhënë deri tani 2.2 miliardë lekë. Sipas verifikimeve të kryera, Klodian Zoto rezulton të jetë larguar nga Shqipëria në datën 1 dhjetor.

Kundër “gropës së vdekjes”, banorët e Piskovës padisin bashkinë Përmet për landfillin

Ndaj tij, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për veprat penale ‘Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë’, kryer në bashkëpunim dhe ‘Pastrimi i parave’.

Kompania në pronësi të tij është vendosur nën sekuestro preventive nga SPAK, si pasuri që është përdorur për kryerjen e veprave penale.

Por Koka dhe Zoto nuk janë të vetmit të përfshirë në aferën korruptive të inceneratorëve.

Më 21 tetor LSI ka depozituar një padi në SPAK për incineratorin e Fierit, me të akuzuar kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi, ish-ministrin Lefter Koka dhe deputetin Alqi Bllako.

Sipas padisë së LSI, landfillit iu dha më shumë tokë nga parashikimi fillestar, iu shty afati si dhe nuk u pyet komuniteti i zonës. /Ora News

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Berat

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin nacional Berat-Dimal,në fshatin Moravë. Një 53-vjeçar,banor i këtij fshati,duke kaluar me vra...

19:20

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43