Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Besnik Mustafaj: Ju gjej unë 500 kryetarë në PD, më të mirë se Lulzim Basha

Lapsi.al 28 December 2021
Besnik Mustafaj: Ju gjej unë 500 kryetarë në PD, më të

Besnik Mustafaj thotë se Partia Demokratike ka burime të shumta njerëzore.

Duke komentuar zhvillimet dinamike në selinë blu, i ftuar në studion e ABC Live, Mustafaj tha se si pjesë Komisionit të Verifikimit të Kandidatëve ka parë mijëra CV.

Mes tyre ai evidentoi se të paktën 500 mund të ishin kryetarë më të mirë se Lulzim Basha.

“Nëse nisemi nga faktet satutore, Basha është i ikur sepse 44 mijë anëtarë kanë firmosur për shkarkimin e tij.

Në këtë kuptim nëse Basha do të ndiqte filozofinë politike të Partisë Popullore Europiane, ai duhet ta njihte veten si të shkarkuar.

Nga ana tjetër, a duhet të ikë Berisha? Unë jam i mendimit se tani për tani ai është e tashmja, duke qenë motori që po ndërmerr këtë ndryshim të madh në PD.

Por kurrsesi nuk mund të besoj se Berisha është e ardhmja e partisë. Janë dy etapa të ndryshme. Kur fillon e ardhmja, kjo mbetet për t’u parë pas marsit kur janë edhe zgjedhjet për kryetar në PD.

Në ndryshimet e reja statutore çka mua më bën optimist parashikohet gara, e hapur dhe reale. Duke u hapur gara, jam i bindur se do të ketë evidentim personalitetesh të reja shumë energjike.

Nëse hyjnë në garë, tregojnë veten. I siguroj teleshikuesit tuaj se brenda PD ka potenciale, burime njerëzore të jashtëzakonshme.

Kam qenë në komisionin për përzgjedhjen e kandidaturave gjatë vjeshtës së kaluar, kam parë mbi 3 mijë CV, nga të cilat ju siguroj se janë të paktën 500 që mund të ishin kryetarë më të mirë se Basha.

Ka shumë demokratë të shkolluar shumë mirë dhe me vullnet të madh për të mbështetur qëndrimet politike të qendrës së djathtë”, u shpreh Mustafaj.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Berat

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin nacional Berat-Dimal,në fshatin Moravë. Një 53-vjeçar,banor i këtij fshati,duke kaluar me vra...

19:20

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43