Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Investigimi/ Krimi shqiptar i lidhur me kartelet e drogës dhe dhunën në Ekuador

Lapsi.al 28 December 2021
Investigimi/ Krimi shqiptar i lidhur me kartelet e drogës dhe dhunën

Rritja e dhunës dhe trafiku i drogës në Ekuador ka njohur një trajektore në rritje duke prodhuar më shumë para dhe nevojën për më shumë armë nga ana e krimit të organizuar.

Ekuadori është i njohur gjithashtu edhe për përplasjen mes bandave dhe larjen e hesapeve nga ana e shqiptarëve që merren me trafikun e drogës.

Sipas “InSight Crime” një rrjet gazetarësh që denoncojnë krimin e organizuar në Amerikën Latine, krimi i organizuar shqiptar ka gjurmë dhe lidhje të forta me dhunën në Ekuador, së bashku me trafikantët e drogës nga vendet e tjera të Ballkanit, si Serbia, Mali i Zi dhe Kosova.

“Dhuna në Ekuador nuk është e padëgjuar më parë. Kulmi i dhunës ka qenë në fillim të viteve 2000 […] kur shkalla e vrasjeve ishte e ngjashme me atë të Meksikës. Në atë kohë, ne folëm shumë për bandat si Kings Latin dhe Ñetas në qytete si Guayaquil” - kujton Carla Álvarez, eksperte për krimin dhe sigurinë në Institutin për Studime të Larta Kombëtare (IAEN) në Ekuador.

Lidhjet ndërkombëtare shtrihen përtej Meksikës. Krimi i organizuar shqiptar ka gjurmë dhe lidhje me dhunën në Ekuador, ashtu si trafikantët e drogës nga vendet e tjera të Ballkanit , si Serbia, Mali i Zi dhe Kosova. Ndrangheta italiane thuhet se ka një prezencë , duke monitoruar dërgesat e veta kundër konfiskimeve në Guayaquil, edhe pse ndoshta në një masë më të vogël se lidhjet në portin e Santos, Brazil” – thuhet në shkrim.

Në tetor Ekuadori vendosi në gatishmëri mijëra ushtarë dhe efektivë policie në luftën ndaj trafikut të drogës dhe vrasjeve. Kjo strategji ishte provuar edhe më parë: në vitin 2019 ushtarët duhej të mbronin pjesën e jashtme të burgjeve, ndërsa policia siguronte sigurinë nga brenda. Kjo strategji nuk funksionoi. Krizat themelore mbeten.

Mbipopullimi i burgjeve është mbi 30% duke e bërë të lehtë rekrutimin e anëtarëve të rinj. Burgjet kanë staf të pamjaftueshëm dhe rojet paguhen keq. Sipas raporteve të shtypit, në vitin 2019 kishte vetëm 1.500 roje që u shërbenin 40.000 të burgosurve në të gjithë vendin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Berat

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin nacional Berat-Dimal,në fshatin Moravë. Një 53-vjeçar,banor i këtij fshati,duke kaluar me vra...

19:20

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43