Flash

Rriten rastet e pacientëve që kërkojnë ndihmë, hapet pavioni “post covid” me 35 shtretër te Sanatoriumi

Lapsi.al 21 December 2021
Rriten rastet e pacientëve që kërkojnë ndihmë, hapet

Në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi" është hapur një pavion i posaçëm që do të trajton pacientët post-Covid.

Gazetari Erjon Skëndaj raportoi se është parë një tendencë në rritje e rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore nga dëmet e shkaktuara nga COVID-19. Sipas tij, në këtë spital, është vënë në dispozicion një pavion me 35 shtretët, ku do të trajtohen rastet që kanë nevojë për ndihmë mjekësore me oksigjenoterapi, njësoj si në rastin e të sëmurëve me COVID-19.

Këto pacientë shpesh vuajnë nga fibroza pulmonare, e cila dëmton dhe shformon indet e mushkërive. Indet trashen, ngurtësohen e për rrjedhojë dëmtojnë frymëmarrjen normale. Skëndaj tha se 1/5 e rasteve të urgjencave ditore të COVID, janë pacientë post-covid, duke u përkthyer në shifra nga 1 deri në 3 raste në ditë.

Gazetari, duke iu referuar mjekëve, tha se një covid i gjatë shkon nga 6 deri në 1 vit, por ka raste kur dëmet mund të jenë të parikuperueshme, duke vijuar përgjatë gjithë jetës së pacientit. Po ashtu Skëndaj tha se rastet në fjalë, që kërkojnë ndihmë të mëtejshme shëndetësore kryesisht vijnë nga spitalet private në vend.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI