Flash

Shehaj: Brenda në PD ka njerëz të armatosur, nuk hyjmë se nuk duam viktima

Lapsi.al 20 December 2021
Shehaj: Brenda në PD ka njerëz të armatosur, nuk hyjmë se

Deputeti Agron Shehaj tha në emisionin “Opinion” se në selinë e Partisë Demokratike po qëndrojnë njerëz të armatosur. Sipas Shehajt, ai kishte informacion mbi këtë fenomen dhe u shpreh se kjo ishte arsyeja për të cilën Komisioni i Rithemelimit nuk po hynte në seli.

“Në Partinë Demokratike ka njerëz të armatosur. Kemi informacion, e kemi parë. Kjo është arsyeja pse nuk jemi futur brenda PD. Ça na pengon që të futemi brenda dhe të marrim selinë? Kjo është arsyeja, se nuk duam përplasje. Ish-kryetari është personi që ka më shumë interes që të ketë përplasje”, tha Shehaj ndërsa shtoi se këta persona janë individë të fortë që nuk kanë lidhje me strukturat. “Nuk duam viktima, nuk duam të lënduar”, tha Shehaj./Opinion.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI