Flash

Basha i përgjigjet Imamit për “21 janarin”: Shpifje e ulët banale

Lapsi.al 20 December 2021
Basha i përgjigjet Imamit për “21 janarin”: Shpifje e

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se nuk ka asnjë detaj të ri për çështjen e “21 janarit”. I pyetur për deklaratën e ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami se atë ditë “Berisha ishte në zyrë dhe se Basha nuk dihet ku ishte dhe se mund të ishte ai që e dha urdhrin për të qëlluar”, kreu i PD e quajti një shpifje.

“Ju keni dëgjuar shumë akuza ndaj meje këto 3 muaj. Disa prej tyre janë hedhur poshtë ndërsa disa kanë qenë qesharake dhe disa të tjera janë banale. Tani dëgjoj këtë akuzë krejt banale. Ka pasur një proces hetimi dhe gjyqësor për 21 janarit që ka përfunduar edhe me dënime.

Kushdo që ka diçka kundër meje unë nuk i fshihem drejtësisë. Unë nuk kam asgjë të re. Çfarë kam pasur i kam thënë. Kjo është një shpifje e ulët që vjen nga dikush që unë e kam njohur pesonalisht dhe kurrë nuk e imagjinoja se do binte në batakun e një mashtruesi ordiner.

Nëse ai e ha turpin me bukë, le ta hajë turpin me bukë. Unë jam një nga më të akuzuarit gjatë gjithë kësaj kohe, kur isha në pushtet apo në opozitë. Unë e them qartë. Nuk i fshihem drejtësisë. Unë kam barrën të përballem edhe me ata që bëhen mish për top me shpifje të tilla.

Nëse më thërret drejtësia? Unë kam shkuar sa herë jam thirrur nga drejtësia. Në 99% të rasteve që kanë qenë kundër meje, unë nuk i kam bërë bisht drejtësisë. Për çështjen e rrugës Durrës - Kukës është një gënjeshtër e përpunuar me mjeshtëri nga mediat e Ramës” – tha Basha në emisionin “Real Story”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Me sytë katër

PAPARAZZI