Flash

Basha flet për protestën: Kishte edhe njerëz që e urrejnë Berishën

Lapsi.al 20 December 2021
Basha flet për protestën: Kishte edhe njerëz që e

Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar protestën e thirrur nga ish-kryeministri Berisha kunder "Open Balkan".

Basha tha se protestuesit ishin ndarë në dy pjesë, njëra që janë aty për interesa personale, e demokratët e thjeshtë që janë të dëshpëruar dhe ndaj kësaj kategorie, ai tha se ndjen përgjegjësi.

“Në oborr kishte demokratë, jo thjesht njerëz të interesave të ngushta që e urrejnë dhe e kanë urryer Sali Berishën, e që i janë bashkuar për interesa të ndryshme. Aty kishte demokratë që i kam pasur në krah në beteja. Ti shohësh të keqpërdoren në funksion të interesave personale të një njeriu, qoftë ky Sali Berisha që ka dominuar PD këto vite, t’i shohësh të keqpërdoren ndjesia e parë teksa i shihja është një ndjesi dhimbjeje.

Ata janë njerëz që s’e meritojnë të keqpërdoren. Ata po vuajnë gabime. Ata kanë dhënë shpirtin e tyre, jo për të madhe një vend pune, por demokracinë, triumfin e saj, mbi 8 vite të një qeverisje që pak ka të bëjë me demokracinë e Shqipërisë. Ndjesia e parë është keqardhje kur sheh ata demokratë aq sa ishin të përdoren.

Ndjenja e përgjegjësisë për të bërë gjithçka që këta demokratë të mos i kesh të pashpresë, por t’i kem në krah, në krahun tim, në një betejë frontale, këtë herë me pjesën dërrmuese të shoqërisë. Me një betejë që s’ka të bëjë me karrierën time dhe hallin tim personal, por fatin e shqiptarëve”, - tha Basha ne emisionin "Real Story. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Me sytë katër

PAPARAZZI