Që nga momenti që Sali Berisha hyri në selinë e PD-së, Lulzim Basha me disa prej deputetëve demokratë kanë ndaluar mbledhjen në pritje që ai të largohet. Kamerat e televizioneve që kanë fiksuar Lulzim Bashën dhe deputetët tregojnë se pavarësisht se mbledhja kishte mbaruar ata kanë qëndruar të mbyllur në sallë, në pritje që Berisha të ikte. Pritet që Basha të japë një prononcim për mediat në përgjigje të Berishës.