Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

I shpallur në kërkim për drogë, arrestohet i moshuari në Fier

Lapsi.al 21 December 2021
I shpallur në kërkim për drogë, arrestohet i moshuari

Gramoz Spahiu 67-vjeç i shpallur në kërkim nga policia për kultivim të lëndëve narkotike është vënë në pranga. Në lidhje me këtë vepër penale Spahiu është dënuar me 4 vite dhe 2 muaj burg nga Gjykata e Fierit. Në pranga është vënë edhe një person tjetër i cili kërkohej për vjedhje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

“Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim. Vihen në pranga 2 shtetas, një prej të cilëve i dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike".

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit Gramoz Spahiu, 67 vjeç, banues në Cakran, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 19.10.2020, e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin E. Sh., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI