Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

KLSH kallëzon në SPAK 6 zyrtarë të bashkisë së Kurbinit

Lapsi.al 21 December 2021
KLSH kallëzon në SPAK 6 zyrtarë të bashkisë së

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në SPAK gjashtë funksionarë të bashkisë së Kurbinit.

Ky kallëzim vjen pas një auditimi 6-mujor pranë këtij institucioni, ku janë konstatuar një sërë shkeljesh dhe parregullësish, që lidhen me procedurën e prokurimit për ndërtimin e rrjetit të jashtëm e të brendshëm të Ujësjellësit të Laçit.

"Kontrolli i Lartë i Shtetit, në cilësinë e institucionit më të lartë të kontrollit ekonomik dhe financiar të organeve të pushtetit qendror dhe vendor, ka ushtruar auditim pranë Bashkisë Kurbin për periudhën 01.01.2019 – 30.06.2020.

Nga ky auditim janë konstatuar një sërë shkeljesh dhe parregullsish që lidhen me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i rrjetit të jashtëm e të brendshëm të Ujësjellësit të Qytetit Laç faza I, Bashkia Kurbin”, të cilat bien në kundërshtim me ligjin për prokurimin publik dhe aktet nënligjore të miratuara në zbatim të tij.

Në lidhje me këto shkelje, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kallëzimin penal për gjashtë funksionarë të Bashkisë Kurbin për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal." - njoftoi për mediat KLSH.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI