Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Berisha flet nga brenda PD-së, i çon një mesazh Lulzim Bashës

Lapsi.al 21 December 2021
Berisha flet nga brenda PD-së, i çon një mesazh Lulzim

"Komisioni i Rithemelimit ka vendosur të fillojë nga puna për zbatimin e vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit." - kështu u shpreh Sali Berisha sot në selinë e PD-së.

"Gjer më datën 22 mars të gjitha strukturat e kesaj partie duhet, në përputhje me ndryshimet statutore, të shtrohen në struktura të anëtarëve të PD-së. Ata do të vendosin me votën e lirë për drejtuesit e tyre, për forumet e tyre. 

Kjo është një punë intenisve, por pasioni, energjia, përkushtimi i demokratëve është më i madh se kurrë." -theksoi Berisha.

Ish-kryeministri iu drejtua edhe Lulzim Bashës me një mesazh.

"Komisioni vendosi ti komunikojë deputetit Lulzim Basha, vendimet supreme të anëtarësisë së PD-së në aktin më historik të lirisë gjatë pluralizmit, sic ishte referendumi i datës 18. Dhe ky akt sic e dini ishte ratifikimi i shkarkimit. 

Deputetit Basha do ti dërgohet një shkresë, ku do të njftohet me shkrim për këtë vendim. Ndërkohë, për të gjithë anëtarët dhe anëtaret e PD-së. Komisioni vendosi të votojë se anëtarësia është në këmbë dhe e vendosur të zbatojë vendimin e saj. Pra vendimi i marrë do të zbatohet pa asnjë lloj hezitimi. 

Paralajmëroj këtu deputetin Basha të mos imagjinojë dhe mendojë për një çast të vetëm ti kundërvihet vendimit të referendumit. Anëtarët kanë vendosmëri absolute për të zbatuar këtë vendim." 

Berisha i bëri thirrje edhe deputetëve demokratë që të verifikojnë votuesit e referendumit të datës 18 për shkarkimin e Bashës. ©Lapsi.al 

 

 

Të këshilluara

FOTOLAJM/ Dy pamjet e Partisë Demokratike sot

Konflikti e ka ndarë në dysh Partinë Demokratike si asnjëherë më parë. Sot në mesditë në një nga sallat e PD-së është Lulzim Basha me mbështetësit e tij, ndërsa...

14:08

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI