Flash

Von der Leyen: Omicron mund të bëhet dominues në janar në Europë

Lapsi.al 15 December 2021
Von der Leyen: Omicron mund të bëhet dominues në janar në

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar se Omicron mund të bëhet varianti dominues në Europë nga mesi i janarit.

“Gjatë vitit të kaluar, ne kemi punuar shumë dhe kemi arritur një marrëveshje të madhe dhe kjo është arsyeja pse Europa ka mjetet e duhura  për të luftuar virusin, tha Von der Leyen”

Ajo tha se kishte “doza të mjaftueshme vaksinash për çdo europian” pasi vendet e BE-së po përpiqen të përshpejtojnë shpërndarjen e dozave përforcuesve për të ndaluar përhapjen e variantit të ri.

“Ne tani jemi të gatshëm për të prodhuar 300 milion doza të vaksinës gjatë një muaji në Europë,” tha von der Leyen.

Deri më sot, 66.6% e popullsisë së BE-së kanë marrë dy doza të një vaksine Covid-19 dhe 62 milionë kanë marrë dozën përforcuese, tha ajo, duke shtuar se prioriteti tani është rritja e shkallës së vaksinimit, përfshirë  edhe fëmijët.

Ky njoftim vjen pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë, tha në një deklaratë dje se Omicron po përhapej me ritme të shpejta dhe deri më tani ishte identifikuar në 77 vende.

Të këshilluara

Çfarë thotë për vaksinimin Billie Eilish

Këngëtarja Billie Eilish, ka zbuluar se ajo u përball me një tmerr gjatë infektimit me COVID-19 gjatë verës dhe beson se "do të kishte vdekur" nëse nuk do të is...

09:49

Aksident në Krujë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Luz të Krujës, ku një automjet me drejtuese A.D. ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur rrethues. ...

20:39

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI