Flash

Hetimet/ Ku janë zhdukur 2 biznesmenët e inceneratorëve

Lapsi.al 14 December 2021
Hetimet/ Ku janë zhdukur 2 biznesmenët e inceneratorëve

Lajm më i bujshëm i kësaj të marte ishte arrestimi i ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka. SPAK e akuzon atë për aferën e inceneratorëve. Gjykata e Posaçme kishte dhënë më herët masën arrest me burg për ish-ministrin dhe policia e arrestoi atë në një lokal pranë banesës së tij në Durrës.

Koka u soll më pas në Tiranë. Në kërkim janë edhe biznesmenët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Stela Gugallja janë shpallur në kërkim. Zoto është pronari i kompanisë “Albtek Energy” që ka në zotërim inceneratorin e Elbasanit dhe Stela Gugallja që zotëron kompaninë “Integrated Technology Services” që e ka ndërtuar inceneratorin.

Vendndodhja e tyre ende nuk duhet, burime nga policia thanë se në bazë të sistemit “TIMS” ata nuk kanë dalë jashtë vendit dhe duhet të jenë në Shqipëri. Të njëjtat burime thanë se Klodian Zoto në fillim të muajit dhjetor është rikthyer në Shqipëri dhe nuk ka dalë më. Nuk përjashtohet mundësia që Zoto dhe Gugallja të jenë larguar nga vendi duke mos u regjistruar në doganë, por fshehurazi.

Në njoftimin zyrtar të prokurorisë së posaçme thuhet se ndaj Kokës janë ngritur 4 akuza, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Përmes një skeme fiktive kanë kaluar për llogari të ish-ministrit dy shuma monetare në këmbim të dhënies së licencës. Sipas prokurorisë, Zoto me kompaninë e tij ka kaluar për llogari të disa kompanive të ish-ministrit dhe familjarëve të tij shumën prej 2 milionë e 950 mijë euro, me pretendimin se janë paguar punime që në të vërtetë nuk janë kryer nga këto kompani.

Në të njëjtën formë edhe kompania në zotërim të Gugallës ka kaluar një shumë prej 735 mijë euro. Në total këta biznesmenë kanë paguar 3 milionë e 685 mijë euro shoqërive që dyshohet se janë në pronësi të ish ministrit Koka dhe familjarëve të tij. Prokuroria pretendon se tenderi për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit është përfituar në shkelje të ligjit.

Në procedurën e ndjekur për dhënien e koncensionit dhe lidhjen e kontratës me shoqërinë “Albtek Energy” është ndjekur procedura “me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit”, por ligji parashikon që për dhënien e koncensionit munden të përdoren vetëm një nga tre procedurat: A) procedura e hapur; B) procedura e kufizuar; ose procedura me negocim, me shpallje paraprake të njoftimit të kontratës. Për këtë, prokuroria bën përgjegjës ish-ministrin Koka si personi që ka organizuar tenderin dhe fitues është shpallur kompania në pronësi të Zotos.

Ndërkohë SPAK ka vendosur nën sekuestro inceneratorin e Elbasanit, kompaninë që e ka ndërtuar si dhe 88 përqind të aksioneve të kantinës së njohur të pijeve alkoolike Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pronësi të Lefter Kokës. Hetimi i SPAK ka nisur pas kallëzimit të PD dhe LSI. 

Të këshilluara

Aksident në Krujë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Luz të Krujës, ku një automjet me drejtuese A.D. ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur rrethues. ...

20:39

Mbi 20 mijë raste të reja me COVID në Itali

20, 677 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në Itali. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 120 pacientë kanë humbur betejën me COVID. Ndërk...

19:49

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI