Dy persona të maskuar me kapuçë kanë grabitur Postën Shqiptare në Babrru. Vjedhja ka ndodhur rreth orës 09:15, ndërsa dy personat e paidentifikuar ende u futën në filialin e postës, morën rreth 200.000 lekë dhe më pas janë larguar me biçikleta. Të rinjtë nuk kanë qenë të armatosur. Të dy kanë kërcënuar punonjësit për t'u dhënë lekët me pretendimin që kishin armë por sipas burimeve nga policia, pas këqyrjes së kamerave, janë konstatuar pa armë. Dy personat janë larguar në drejtim të Alliasit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.