Flash

VIDEO/ Plas sherri në Elbasan, 41-vjeçari në gjendje të rëndë te Trauma

Lapsi.al 5 December 2021
VIDEO/ Plas sherri në Elbasan, 41-vjeçari në gjendje të

Një ngjarje e rëndë ndodhi në një lokal në lagjen “Vullnetari” mbrëmjen e së dielës në Elbasan. Një debat mes dy personave ka përfunduar me grushte dhe sende të forta. Për pasojë, një 41-vjeçar i identifikuar si Adrian Qosja është rrëzuar nga shkallët dhe ka marrë dëmtime në kokë.

Ai është transportuar për në spitalin e traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar pasi gjendja e tij është e rëndë. Policia e Elbasanit tha se pak orë pas ngjarjes arrestoi një 24-vjeçar me inicialet B.K..

Ai akuzohet se gjatë sherrit e ka shtyrë 41-vjeçarin nga shkallët duke i shkaktuar plagë të rënda. Janë të paqarta arsyet e sherrit ndërsa policia thotë se shkak janë bërë “motive të dobëta”. 24-vjeçari, banues në Elbasan akuzohet për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje". ©LAPSI.al

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/12/WhatsApp-Video-2021-12-05-at-21.50.51.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI