Flash

2 ditë para Kuvendit të Berishës vjen në Tiranë zyrtari i lartë amerikan

Lapsi.al 5 December 2021
2 ditë para Kuvendit të Berishës vjen në Tiranë zyrtari

2 ditë përpara mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, Tiranën do ta vizitojë i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas News24, Escobar do të vijë në Shqipëri në 9 dhjetor, ndërsa Berisha do të mbledhë Kuvendin në 11.

Në agjendën e zyrtarit të lartë amerikan është parashikuar takim me kreun e qeverisë Rama por edhe me kryedemokratin Lulzim Basha, i cili gjithashtu ka thirrur kuvendin e tij me 18 Dhjetor.

Në një reagim pak javë më parë Escobar i mëshoi faktit se korrupsioni në vendet e Ballkanit perëndimor do të vijojë të ketë sanksione nga SHBA.

Që prej marrjes së këtij posti, Escobar si një njohës i mirë i realitetit në Ballkan, zhvilloi vizitat e tij të para në Bosnjë Hercegovinë dhe në Mal të Zi.

Të këshilluara

Arrestohen gjashtë shoferë në Tiranë

Gjashtë persona janë vënë në pranga nga policia pasi janë kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në rrugët e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit. Po...

16:27

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI