Flash

Albin Kurti shtyn vizitën e planifikuar për SHBA, mediat në Prishtinë: Do të niset në fillim të vitit tjetër

Lapsi.al 4 December 2021
Albin Kurti shtyn vizitën e planifikuar për SHBA, mediat në

Plani i Kurtit për të shkuar në Amerikë gjatë muajit nëntor mbeti vetëm synim. Para 70 ditëve, kryeministri Kurti u pati treguar deputetëve në Kuvend se planifikon që në nëntor të udhëtojë drejt SHBA-së, gjë e cila nuk ndodhi.

Për vizitën e tij në SHBA gjatë muajit nëntor, Kurti u kishte treguar deputetëve nga foltorja e Kuvendit të Kosovës. E kjo erdhi pasi deputetët opozitarë e pyetën Kurtin pse nuk shkoi në Asamblenë e Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Megjithkëtë, Kurti nuk do të udhëtojë për në SHBA këtë vit.

Në një përgjigje për televizion kosovar T7, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ky takim është shtyrë për në fillim të vitit të ardhshëm.

“Kryeministri Kurti do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vizita e paralajmëruar për në nëntor është shtyrë për në pjesën e parë të vitit të ardhshëm. Që nga marrja e detyrës, tetë muaj më parë, kryeministri Kurti ka zhvilluar vizita zyrtare në qendra të rëndësishme perëndimore si Bruksel, Paris e Vjenë e që do të vazhdojnë edhe në qendra të tjera vendimmarrëse përfshirë Uashingtonin”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

Vijimi i procesit të dialogut me Serbinë, stabiliteti dhe ccështje të tjera pritet të jenë në fokus të bisedimeve.

Të këshilluara

Vlorë, makina përplas 10-vjeçarin

Me datë 04.12.2021,rreth orës 17:10,në aksin rrugor ” Rruga e Çipajve”, shtetasi R.M.,21 vjeç, duke drejtuar automjetin e markës tip “Ford”, ka aksidentuar shte...

19:20

Aksident në Durrës, një i plagosur

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Durrës, pasditen e sotme. Uniformat blu bëjnë me dije se nje motomjet me drejtues shtetasin V. D., 64 vjeç, ka humbur...

19:01

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI