Polica ka vënë në hetim 4 naftëtarë të Ballshit për sa i përket protestave të zhvilluara për ndalimin e çmontimit të Uzinës së Ballshit. Dy ditë më parë policia shoqeroi në komisariat 10 naftërtarë për protestat e tyre në hyrje të Uzinës së Ballshit.
Naftëtarët nuk lejojnë cc’montimin e Uzinës, duke pretenduar se me ligj iu takon atyre, pasi kompania A.R.M.O. i detyrohet 504 naftëtarëve rreth 13 rroga të prapambetura.