Flash

Mot i keq gjatë natës, bora mbulon Kukësin e Valbonën

Lapsi.al 4 December 2021
Mot i keq gjatë natës, bora mbulon Kukësin e Valbonën

Erë e fortë, reshje shiu me intensitet të lartë në gjithë territorin e Qarkut Kukës dhe borë në lartësinë mbi 500 m. Është kjo situata e motit gjatë natës në zonën verilindore të vendit, sipas informacionit të Mbrojtjes Civile të Prefekturës. Trashësia e borës në Shishtavec dhe Valbonë ka arritur në 15 cm, kurse rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht. Nga informacionet e marra nga terreni po punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin e borës, largimin e gurëve dhe inerteve të rëna në disa segmente rruge, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme, gjendja e rezervuarve është nën monitorim në të gjithë Qarkun, furnizimi me ujë të pijshëm  dhe energji është normal në të gjithë Qarkun Kukës dhe nuk ka ndonjë problematikë emergjente.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI