Flash

"Regjimi i Vuçiç po varros institucionet", protestë masive në Serbi

Lapsi.al 4 December 2021
"Regjimi i Vuçiç po varros institucionet", protestë
Me qindra qytetarë serbë iu bashkuan të shtunën protestës së thirrur me datë 4 dhjetor për të kundërshtuar miratimin e referendumit për ndryshimet kushtetuese dhe ligjin e shpronësimeve. Organizatorët e protestave deklaruan se presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka vendosur të varrosë institucionet në vend. Një prej tyre, Martin Bezinareviç tha se kur institucionet nuk punojnë, atëherë i mbetet rrugës të shndërrohet në të tillë. “Kur institucionet nuk punojnë dhe kur regjimi i Vuçiçit dhe SNS-it varrosin institucionet, atëherë u mbetet rrugëve të shndërrohen në të tilla, duke mbetur e vetmja formë lufte dhe shfaqje e pakënaqësive tona”, tha ai. Sipas informacioneve të shpërndara në rrjetet sociale protesta është shoqëruar edhe me disa incidente mes protestuesve dhe forcave të policisë. Miroslav Aleksiç nga Partia Popullore ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se nënkoloneli në pension Zoran Kardasheviç është sulmuar në Stara Pazova “nga partia e progresistëve që donin të çanin bllokadën”. Predrag Vukoviç Çune, anëtar i SNS-së i punësuar në administratën komunale, e ka sulmuar fizikisht Kardasheviçin, pohon Aleksiç. Protesta u zhvillua paralelisht në disa qytete të vendit dhe u mbështet nga partitë opozitare serbe, aktivistët e shoqërisë civile dhe artistët.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI