Në “Foltoren” të mbajtur online të ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët e SHBA pati edhe një moment pikant.
Për herë të parë në një nga këto takime u nderua edhe himni amerikan përveç atij shqiptar.
Berisha tha se është i bindur që Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken është i keqinformuar nga lotimet e Soros në vendimin e tij për shpalljen “non grata”.
Berisha tha se lëvizja e tij nuk është anti-amerikane. Berisha bëri akuza të forta ndaj miliarderi George Soros për të cilin tha se ka investuar në projektet e ndryshimit të kufijve dhe nismën “Ballkani i hapur”. ©LAPSI.al