Flash

Ndodh gjatë “Foltores”/ Berisha merr mesazhin e hidhur: Të mbajmë 1 minutë heshtje

Lapsi.al 5 December 2021
Ndodh gjatë “Foltores”/ Berisha merr mesazhin e hidhur: Të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë një mesazh në momentin që po zhvillonte online një “Foltore” me shqiptarët e Nju Xhersit në SHBA.

Bëhej fjalë për ndarjen nga jeta të ish-senatorit Bob Dole, të cilin Berisha e cilësoi një mbështetës të shqiptarëve.

“I hidhur është lajmi që sapo mora për ndarjen nga jeta të një prej miqve më të shquar të miqve të kombit shqiptar, ish-kandidatit për President të SHBA-ve dhe ish-senatorit Bob Dole.

Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje për nder të këtij miku që borxhit nuk i dalim kurrë për mbështetjen e jashtëzakonshme që u dha shqiptarëve në Shqipëri Kosovë dhe kudo” – tha Berisha.

Bob Dole, një ligjvënës shumëvjeçar amerikan i konsideruar hero i Luftës së Dytë Botërore dhe që më pas u bë një nga drejtuesit e Partisë Republikane u nda nga jeta në moshën 98-vjeçare.

Në shkurt, Dole zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer të mushkërive të fazës 4 dhe tha se po fillonte trajtimin. Dole ishte një nga drejtuesit e republikanëve në SHBA dhe në vitin 1996 garoi për President përballë Bill Clinton.

Pas humbjes së garës u tërhoq nga politika aktive, por vijoi të ishte në qendër të vëmendjes në programe të ndryshme televizive. ©LAPSI.al

Bob Dole, longtime public servant and WWII veteran, dies - ABC News

Bob Dole Has Advanced Lung Cancer, He Says in Statement - The New York Times

Former U.S. senator, presidential candidate Bob Dole, dies at age 98 | Reuters

 

Të këshilluara

Arrestohen gjashtë shoferë në Tiranë

Gjashtë persona janë vënë në pranga nga policia pasi janë kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në rrugët e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit. Po...

16:27

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI