Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Eurodeputeti bullgar vendos një tjetër “kusht” për Shkupin, Tirana ende shpreson

Lapsi.al 27 November 2021
Eurodeputeti bullgar vendos një tjetër “kusht” për

Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyçyk shprehet se para marrjes së datës për bisedime nevojitet qeveri stabile në Maqedoni të Veriut dhe shumicë stabile në Bullgari.

Sipas tij, marrëveshja vitit 2017 duhet të merret bazë për progres mes dy vendeve dhe zhbllokim të situatës. Kyçyk nuk u përgjigj nëse Maqedonia e Veriut mund të presë datën në dhjetor.

“Duhet të ketë qeveri stabile në Maqedoni të Veriut dhe shumicë stabile në Bullgari që të mund të kthehemi në tavolinën e bisedimeve. Marrëveshja e vitit 2017 jep perspektivë të qartë për fqinjësi të mirë dhe anëtarësim në BE. Marrëveshja bazohet në besim të ndërsjellët.

E vetmja mënyrë për të ruajtur atë besim është të kthehemi në tavolinën e bisedimeve. I inkurajoj të gjitha forcat të cilat angazhohen për të ardhme Euro atlantike të rajonit të bëjnë këtë. Nuk kemi nevojë që njëri nacionalizëm ta nxis tjetrin. Kur ka nacionalizëm në Shkup, ngrihet nacionalizmi në Sofje”, u shpreh Ilhan Kyçyk, shkruan Alsat.

Ai shtoi se modelin e Bullgarisë dhe Maqedonisë duhet ta ndjekë i gjithë rajoni. Sipas tij, marrëdhëniet e acaruara Kosovë-Serbi dhe brenda Bosnjës, nuk ndikojnë pozitivisht në të ardhmen Evropiane të rajonit.

“Unë besoj se marrëdhëniet e mira ndër fqinjësore nuk kanë alternativë. Sukseset e deritanishme të Maqedonisë së Veriut janë suksese për të gjithë rajonin dhe Bashkimin Evropian. Me të vërtet besoj se diplomacia nuk ka pikë, ka vetëm presje. Duhet bashkuar forcat e dyja palëve, në mënyrë diplomatike dhe politike që të arrihet qëllimi”, u shpreh Ilhan Kyçyk.

Gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, Kyçk zhvilloi takime me përfaqësues politik. Me sytë nga Bullgaria është edhe Shqipëria, pasi vetoja e Sofjes për Shkupin bllokon edhe Tiranën në rrugën drejt BE-së.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Me sytë katër

PAPARAZZI