Flash

Testohen 50 efektivët e parë për drogë, grupet zgjidhen në mënyrë ‘blic’

Lapsi.al 24 November 2021
Testohen 50 efektivët e parë për drogë, grupet zgjidhen

Rreth 50 policë nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër i janë nënshtruar testit të drogës në një laborator privat. Ata tashmë janë në pritje që brenda pak orësh të marrin edhe përgjigjet nga një laborator privat me të cilin është pajtuar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

Ky zhvillim vjen 2 ditë pas marrjes së vendimit nga Drejtori Gledis Nano dhe nënshkrimit të marrëveshjes me ‘Intermedica shpk’. Për efektivët që rezultojnë pozitiv në përdorimin e substancave narkotike, merret menjëherë masa e përjashtimit nga radhët e policisë, ndërsa në varësi të rastit nis edhe ndjekja penale.

Ky testim do të zhvillohet përmes caktimit të grupeve të përzgjedhura, të panjoftuara më parë dhe do të jetë periodik, e për rastet e dyshuara pavarësisht se në testimin e parë mund të rezultojnë negativ, testimi përsëritet brenda një periudhe të shkurtër.

Ndërkohë ende nuk ka një qëndrim zyrtar nëse do ti nështrohen testit të gjithë efektivët dhe kupola drejtuese. Fillimisht testet do të bëhen në të ardhmen në radhët e kandidatëve në Akademi më pas ndaj efektivëve në detyrë.

Testet që po praktikohen janë përmes urinimit dhe marrjes së gjakut. Pothuajse 11 mijë efektiv policie në rang vendi do ti nënshtrohen këtij rregulli që duhet kujtuar se ka nisur të implementohet, pasi rregullorja dhe ligji e kishte të parashikuar por me vite më radhë nuk ishte implementuar.

Testimi do të jetë periodik dhe i përvitshëm, ndërsa Policia e Shtetit argumenton se një vendim i tillë është marrë për të ruajtur etikën, pastërtinë dhe imazhin e policisë.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme bëjnë me dije për Fax Neës se nuk përjashtohet askush nga testimi për drogën, përfshirë edhe në radhët e kupolës drejtuese, që nënkupton se duke nisur nga zyrtarët me pozitat më të larta në Drejtorinë e Përgjithshme, apo në drejtoritë dhe komisariatet e rretheve do ti nënshtrohen testimit.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI