Flash

Del një tjetër SONDAZH/ Berisha, Basha apo asnjëri? Kë duan demokratët në krye të tyre

Lapsi.al 23 November 2021
Del një tjetër SONDAZH/ Berisha, Basha apo asnjëri? Kë duan

Në prag të thirrjes së dy kuvendeve të jashtëzakonshme brenda PD-së, Radio Televizioni Ora dhe Antonio Noto publikuan sondazhin për atë që po ndodh brenda kësaj partie.

Ajo që bie në sy është se nëse demokratët do të votonin nesër për liderin e tyre të ri ai do të ishte Sali Berisha.  Kampioni i sondazhit është 1 mijë. 40 % e të anketuarve janë deklaruar afër PD-së. Marzhi i gabimit është 3.5 - 4%.

Pyetje: Nëse nesër do mbaheshin zgjedhjet për liderin e ri të PD-së, ju cilin do votonit?

30.2% e të anketuarve kanë zgjedhur Berishën, ndërsa 14.3% e tyre kanë zgjedhur Bashën. 47.6% e të anketuarve janë përgjigjur "asnjëri prej tyre", ndërsa 7.9% e tyre, "nuk e di". Mes të anketuarve të PS-së, 17% kanë zgjedhur Berishën, ndërsa 21.5% Bashën.

E PLOTE/ Sondazhi Noto & RTV Ora: Demokratët duan Berishën lider

Por çfarë mendojnë qytetarët dhe votuesit lidhur me Foltoren e Berishës, nëse ajo është për interesin e PD-së apo atë personale të Berishës. Sipas gjetjeve të sondazhit të Noto-s & RTV Ora, 41.7% e qytetarëve përgjigjen se Berisha është duke menduar për veten dhe jo për PD-në.

E PLOTE/ Sondazhi Noto & RTV Ora: Demokratët duan Berishën lider

Pyetjes nëse është e vërtetë apo nuk është e vërtetë që Basha ka bërë një pakt me Ramën që të mund të eleminojë Berishën nga politika shqiptare, 33% e shqiptarëve nuk e besojnë kundrejt 31.9% që thonë "PO".

E PLOTE/ Sondazhi Noto & RTV Ora: Demokratët duan Berishën lider

Të pyetur se cili ka më shumë aftësi për të fituar zgjedhjet e ardhshme, Basha apo Berisha, shqiptarët janë përgjigjur në favor të Berishës. Të anketuarit e sondazhit të sjellë nga RVT Ora & Noto janë përgjigjur 52.2% Berisha, 9.6% Basha, ndërsa 37.9% e tyre "asnjëri prej tyre".

E PLOTE/ Sondazhi Noto & RTV Ora: Demokratët duan Berishën lider

 

Sipas gjetjeve të sondazhit të Noto-s & RTV Ora rezulton se 31.2% e shqiptarëve ndihen më afër Sali Berishës. Ndërsa 19.2% e këtyre personave të anketuar janë më pranë Bashës, shumica e tyre, 49.6% e tyre janë përgjigjur “nuk e di”. Ndërkohë, 66.5% e zgjedhësve demokratë janë përgjigjur se janë më afër Berishë, ndërsa 24.9% e tyre si më pranë Bashës. Sipas gjetjeve të sondazhit të Noto-s & RTV Ora, rezulton PD është një parti në krizë sipas 80.1% e socialistëve, 87.3% e demokratëve dhe 91.6% e LSI-tave. Mbi 14% e të anketuarve në sondazhin e RTV Ora e Noto janë përgjigjur se kanë shumë besim te zoti Berisha, ndërkohë 63% nuk kanë aspak besim. 8.3% e të anketuarve kanë pak besim, ndërsa 13.9% kanë mjaftueshëm besim.

E PLOTE/ Sondazhi Noto & RTV Ora: Demokratët duan Berishën lider

Në bazë të gjetjeve të sondazhit, besim te Basha që mund të punojë në të mirë të Shqipërisë, e kanë vlerësuar me “shumë ose mjaftueshëm” 78.3% e qytetarëve. Ndërkohë, rezulton se 55.6% e demokratëve nuk e kanë këtë besim te kryedemokrati Basha dhe po ashtu, edhe 68% e socialistëve. Pyetja se sa besim keni tek Edi Rama si lider politik që mund të punojë në të mirë të Shqipërisë, mbi 52 % e të anketuarve në sondazhin e RTV Ora e Noto janë përgjigjur se nuk kanë aspak besim, ndërkohë 20.7% kanë shumë besim. Interesante janë zgjedhësit e LSI nga të cilët 41.5% kanë votuar se kanë aspak besim, ndërsa 58% kanë Pak. Vetëm 3.7% e votuesve socialistë nuk kanë fare besim. /RTV Ora

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI