Flash

Gaz Bardhi dhe 4 nënkryetarët e PD: Pse nuk japim dorëheqjen që kërkon Berisha

Lapsi.al 23 November 2021
Gaz Bardhi dhe 4 nënkryetarët e PD: Pse nuk japim dorëheqjen

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi dhe 4 nënkryetarët e kësaj force politike: Alfred Rushaj, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku dhe Grida Duma u janë përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Berisha.

Ky i fundit ka kërkuar dorëheqjen me argumentin se ata nuk u zgjedhon sipas statutit me votë të fshehtë dhe me 2 kandidatura në Këshillin Kombëtar. Por vartësit e Lulzim Bashës në selinë blu thonë se Berisha po i sulmon padenjësisht për interesat e tij personale.

“Prej disa ditëve, për shkak të qëndrimit tonë në mbrojtje të demokratëve dhe interesit të Partisë Demokratike, z. Sali Berisha ka nisur një fushatë të padenjë sulmesh ndaj Nënkryetarëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD. Me keqardhje, përsëritet kërkesa që ne duhet të braktisim Partinë Demokratike dhe demokratët, dhe të bëhemi bashkë me Sali Berishën kundër partisë.

Secili prej nesh është i vendosur të refuzojë shkeljen e Statutit për interesa personale të Sali Berishës dhe izolimin e Partisë Demokratike. Kërkesa e z. Berisha nuk ka asnjë lidhje me PD, asnjë lidhje me standardet demokratike, asnjë lidhje me hallet dhe problemet e demokratëve.

Demokratët kanë 8 vite që përballen me dhunën dhe terrorin e Edi Ramës, me krimin dhe bandat e tij dhe nuk jemi sprapsur as kthyer nga rruga për t’i shërbyer Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ne e kemi për detyrë të jeni krah tyre.

Asnjë intimidim nuk do të ndikojë në qëndrimin tonë në krah të demokratëve, për një parti që u shërben atyre dhe jo që kthehet në mburojë të interesave personale të Sali Berishës, aleatëve të tij dhe cilitdo tjetër” – thuhet në deklaratë.

Më herët Berisha tha në Burrel se ata duhet të largohen.

"I deklaroj Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve të PD, jepni dorëheqjen menjëherë, mos rrini si skllevër të peng-Bashës se do bëni gabimin më të rëndë për veten tuaj” - tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI