Flash

"Integrimi në BE i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, interes strategjik i SHBA", zyrtarja nga Washingtoni bisedon me Zaev

Lapsi.al 24 November 2021
"Integrimi në BE i Maqedonisë së Veriut dhe

Ndihmësjasekretarja amerikane e shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Kaen Donfried, në një bisedë telefonike me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, ka treguar se integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është në interes në SHBA. Donfried shprehu ngushëllimet më të thella për qytetarët maqedonas, të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari.

“Kryeministri Zaev dhe ndihmëssekretarja Donfrid diskutuan për ofertën e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ku SHBA shprehën mbështetje për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE në dhjetor”, tha sot qeveria maqedonase në një komunikatë për median.

Ata ranë dakord gjithashtu se hapja e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është një politikë e jashtme dhe interes gjeostrategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zaev dhe Donfried gjatë një bisede telefonike riafirmuan partneritetin strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat tani janë partnerë në NATO.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI