Flash

SPAK i mbyll derën vettingut në politikë, Kraja: S’mund të përfshihemi në këtë çështje

Lapsi.al 24 November 2021
SPAK i mbyll derën vettingut në politikë, Kraja: S’mund

Në Këshillin e Legjislacionit po diskutohen amendamentet kushtetuese te depozituara nga Partia Demokratike.

Lidhur me vettingun në politikë, kreu i SPAK Arben Kraja ka deklaruar se e vlerëson si të papërshtatshme përfshirjen e SPAK për të kryer këtë proces.

Kraja kundërshtoi që SPAK të bëjë vettingun e politikanëve, duke e cilësuar si ngarkesë.

Kreu i SPAK, Arben Kraja tha se është pro çdo iniciative që lufton korrupsionin, por nenvizoi disa here se vettingun në politikë nuk mund ta bëjë SPAK.

‘Vettingu në politikë, Arben Kraja: Jemi pro çdo iniciative që lufton kurrupsionin, por jo luftë në një strukturë të vetme, gjithë shoqëria duhet ta luftojë këtë problematikë. Është një procedurë administrative që përfshin rreth 200 subjekte, që do kohën e saj dhe në këto kusht duhet ta vlerësojmë në vijimësi. Detyrat e tjera nuk duhet të bllokojnë thelbin e punës së prokurorisë.

Propozimet e PD parashikojnë krijimin e një strukture në SPAK që do ti shtojë një volum pune prokurorisë së posaçme.

Ne kemi kaluar një eksperiencë negative në vitin e parë t punës sonë për të ashtuquajturën OFL, një detyrë e ngarkuar me ligj që na shfokusoi nga objekti i punës, kështu që unë do e konsideroja të papërshtatshme përfshirjen e SPAK në këtë çështje.

Kjo mënyrë e propozuar nga PD, mund të krijohen probleme për njëashmëri apo vlerësim të pasaktë. Krijon problematika në objektivitetin e një vendimarrje. ‘- tha Kraja.

SPAK refuzoi vettingun në politikë, Bardhi: Prisja përgjigje tjetër, jeni institucion që luftoni korrupsionin

‘Prisja tjetër përgjigje nga drejtuesi i prokurorisë së Posaçme që të mos përfshihet SPAK, duke qenë se përfaqëson një insitucion që lufton korrupsionin. Konfirmuat që e latë luftën ndaj korrupsionit dhe u përqëndruat te ajo që ju dha ministri i Brendshëm, suksesi i madh te OFL, duke sekuestruar 3 makina’- tha Bardhi.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI