Flash

Transportimi i karburanteve të paligjshme, pista kryesore e hetimit për aksidentin tragjik në Bullgari

Lapsi.al 24 November 2021
Transportimi i karburanteve të paligjshme, pista kryesore e hetimit

Po forcohen gjithnjë e më shumë dyshimet se në autobusin e ‘Besa Transit’ ka mundësi të jetë transportuar lëndë djegëse nga e cila ka rënë zjarri në pjesën e përparme të automjetit, shkruan Alsat të mërkurën.

Në aksidentin e së martës në Bullgari, vdiqën 46 persona, shumica shqiptarë të Maqedonisë. Ekspertët e trafikut, duke përfshirë sekretarin e sigurimit të qytetit të Pernikut, Vasko Pirgov, thanë se autobusi ka qenë dizel, karburant që shumë vështirë mund të shpërthejë për të shkaktuar një shpërthim kaq të fuqishëm.

Hetimi duhet të përcaktojë nëse shpërthimi është shkaktuar nga nafta që ishte vendosur para autobusit, apo nga materiale të tjera të ndezshme, por të gjitha këto pretendime duhet të përcaktohen nga autoritetet hetimore. Të dhënat fillestare për aksidentin e tmerrshëm do të publikohen nesër në një konferencë për media nga Prokuroria bullgare.

Po shqyrtohen dy versione si shkaktar i tragjedisë së ndodhur në autostradën e Strumës – mosfunksionimi teknik i autobusit apo një gabim i shoferit. Rreth gjysmë ore para aksidentit të tmerrshëm, pasagjerët dhe shoferët e autobusit janë ndalur në pikën e karburantit ku kanë pasur pushim prej 15 minutash dhe për këtë arsye hidhen poshtë teoritë se shoferi i autobusit ka qenë në gjumë.

Me të mbërritur në vendin fatal në autostradë, dyshohet se shoferi ka gabuar në rrugë, ka dalë nga korsia dhe është përplasur në anën e djathtë të parmakëve. Pastaj goma e përparme ka shpërthyer dhe autobusi ka marrë drejtim në të majtë. Ka goditur parmakun e mesëm dhe ka lëvizur edhe disa metra në mesin e autostradës, pastaj ka ndaluar dhe në pjesën e përparme të autobusit ka shpërthyer zjarr që është përhapur me shpejtësi të madhe që përfshiu të gjithë autobusin.

Po hetohet edhe pse nuk janë hapur dyert e autobusit – sipas disa pretendimeve, shoferi ka vdekur i pari dhe nuk ka pasur kush t’i hapë dyert, sipas të tjerëve – dyert janë bllokuar pas përplasjes së dytë në parmakë.

Hetuesit bullgarë duhet të përcaktojnë: fillimisht pse shoferi humbi kontrollin dhe doli nga rruga dhe më pas si ndodhi shpërthimi në pjesën e përparme të autobusit. Hetimi do të zgjasë gjashtë muaj, njoftuan ekspertët bullgarë.

Autobusi ka hyrë në Bullgari të hënën, dhjetë minuta pas orës 21:00 nga vendkalimi kufitar Kapitan Andreevo, duke udhëtuar nga Stambolli në Shkup. 304 kilometra deri në vendin e fatkeqësisë i ka kaluar për 4 orë e 51 minuta. Ishte i fundit që udhëtoi së bashku me tre autobusë që transportonin pasagjerë në një vizitë disa ditore në Turqi.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI