Flash

Aksidenti tragjik me 46 viktima, kompanisë së transportit i hiqet licenca

Lapsi.al 24 November 2021
Aksidenti tragjik me 46 viktima, kompanisë së transportit i hiqet

Firmës “Besa Trans BTB” i është hequr licenca.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në Maqedoninë e Veriut përmes një njoftimi thotë se pas të dhënave zyrtare të dorëzuara nga Ministria e Punëve të Brendshme e që ka të bëjë me autobusin e djegur me tabela SK-0884-BA në pronësi të firmës “Besa Trans BTB”, ministria ka vërtetuar se për automjetin e përmendur nuk është dhënë licencë për transportim ndërkombëtar të udhëtarëve dhe as ndonjë lloj tjetër të transportimit të udhëtarëve.

Ata shtojnë se po ashtu nuk është evidentuar në evidencën elektronike të licencave të dhëna për kryerjen e transportimit të brendshëm ose ndërkombëtar të udhëtarëve që e udhëheq Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Nga kjo ministri thonë se ka regjistruar tre automjete të licencuara të firmës “Besa Trans BTB”, ndërsa autobusi i djegur nuk është në mesin e automjeteve të regjistruar.

“Në pajtim me nenin 12 të Ligjit për transport rrugor dhe për shkak të mungesave që janë vërtetuar nga ana e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe me qëllim që të parandalohet ndonjë veprim tjetër nga firma që do të mund të nxisë pasoja negative, firmës “Besa Trans BTB” i merret licenca për punës, përkatësisht ndalesa për kryerjen e veprimtarisë”, thonë nga kjo ministri.

Kështu, firma detyrohet që dorëzojë licencën për transportimin ndërkombëtar të udhëtarëve dhe certifikatat për licencë për transportimin ndërkombëtar të udhëtarëve në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.

Nga kjo ministri po ashtu theksojnë se qeveria në mbledhjen e fundit ka detyruar Inspektoratin Shtetëror të kryejë kontroll të jashtëzakonshëm në firmën “Besa Trans”

Të këshilluara

Emërohet drejtori i ri i Aviacionit Civil

Maksim Et’hemaj do të jetë drejtori i ri Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil. Emërimi i tij u bë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Maksim...

18:49

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI